Rindërtimi/ Nis më 25 nëntor shpërndarja e apartamenteve dhe shtëpive individuale për qytetarët e prekur nga tërmeti! Të parët familjet në nevojë, të tjerët me short publik

13 Tetor 2021, 13:04 | Përditesimi: 13 Tetor 2021, 17:27

Pas dy vitesh nga shembja e shtëpive, një pjesë e familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, do të marrin banesën e re më 25 nëntor. Kështu bëri me dije Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, pas mbledhjes së qeverisë. Fillimisht do të bëhet shpërndarja e banesave për familjet në nevojë, pensionistët e dëmtuar dhe familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, e më pas të tjerët do të marrin banesat me short publik.

r.k./Shqiptarja.com