Rindërtimi pas tërmetit

11 Dhjetor 2019, 15:00

TIRANE-Inxhinieri Arben Meçaj, anëtar i Komitetit të Rindërtimit u shpreh në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se Shijaku është qyteti me banesat më të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. Meçe theksoi se janë tre lagje në Shijak, ku 80% e strukturës së ndërtesave është shkatërruar, në total 325 banesa për t'u shembur. Gjithashtu inxhinieri deklaroi se dosja me informacionin për dëmet shkon në katër korridore, BE, SHBA, Banka Botërore dhe OKB.

"Ne sot kemi luftë në dy drejtime, me kohën dhe frikën. Gjithë veprimet që do të bëjmë, inxhinierët janë heronjtë e heshtur që nuk flasin. U mendua se dëmet janë të vogla dhe për një muaj përballoheshin, por janë më të mëdha prandaj kërkohet shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme. Ky është programi i rindërtimit të qeverisë. Një grup i përbashkët mes EU-së, BB-së, OKB-janë ende në proces vlerësimi. E gjithë dosja transmetohet në katër korridore, madje edhe në DASH. Shteti vepron në rrugë zyrtare.

Pastaj prodhohet dosja, synimi është brenda datës 15 Dhjetor, është e pamundur të bëhet, nuk realizohet 16 Dhjetori, pasi intensiteti është shumë i madh. Shijaku është një korridor i madh, është qyteti më i dëmtuar. Në Shijak 1637 të inspektuara, 901 objekte të pabanueshme, 325 për t'u prishur banesa, që nuk janë ndërtime të reja. Shijaku ka ndërtime që ka disa blloqe me banesa 5-katëshe dhe gjithë të tjera janë të ulëta. Bëmë inspektim në tre lagje, mbi 80% e strukturës ishte e shkatërruar. Pika me dëmin më të madh është Shijaku" tha ai.