Rinis mësimi në shkolla pas ndërprerjes nga i ftohti! Ngrohja mbetet problem i pazgjidhur në shumë shkolla! Nxënësit: Pushimet i shfrytëzuam për udhëtime dhe argëtim

27 Janar 2022, 18:31

Pas 3 ditëve ndërprerjeje për shkak të motit të acartë nxënësit janë rikthyer në mësim e bashkë me ta është rikthyer dhe problematika e mungesës së ngrohjes në disa shkolla. Nxënësit për Report Tv thanë se 3 ditët e pushimit i shfrytëzuan për udhëtime jashtë Tiranës dhe për argëtim.