Rinis mësimi te gjimnazi në Fier, një vajzë në gjendje ankthi dërgohet në spital!

5 Mars 2020, 14:37

FIER-  Një ditë pas helmimit masiv që përfshiu mbi 60 nxënës, rinis normalisht mësimi në gjimnazin "Janaq Kilica" në Fier, pas inspektimit të shkollës të bërë mëngjesin e sotëm

Pas nisjes së mësimit një vajzë është dërguar me urgjencë në spital pasi nuk ka thënë është ndjerë mirë sapo është futur në ambientet e brendshme të shkollës. Drejtoresha e Spitalit të Fierit tha për Shqiptarja.com se vajza nuk ka asnjë problem shëndetësor, por vetëm gjendje ankthi, ndërsa tashmë po trajtohet me psikolog.

Babai i vajzës që është dërguar në spital ka njoftuar ambulancën dhe mediat, duke shkaktuar panik në radhët e prindërve të fëmijëve të tjerë. Këta të fundit kanë tentuar të futen në ambientet e shkollës, por nuk janë lejuar nga policia. Por pas kontrollit në spitalin e Fierit, është komunikuar edhe gjendja e vajzës, duke bërë që mësmi të rinisë normalisht.

Ndërkohë dy nxënës të moshave 15-vjeç A.M dhe A.H. janë vënë nën pasi sipas policisë dyshohet se kanë hedhur spraj gazi në klasë, çka shkaktoi edhe helmimin masiv dhe situatën alarmante/

Një situatë e ngjashme ndodhi  edhe 10 ditë më parë në të njëjtën shkollë, ku u tha paraprakisht se helmimi kishte ardhur nga një eksperiment kimie. Por edhe në këtë rast dyshohet që shkaktar të ketë qenë të njëjtit nxënës. Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të dy rastet.