Rinisin fluturimet në aeroportin e Kukësit pas 9 muajsh ndërprerje, udhëtarë nga Kosova: Të funksionojë gjithë vitin, jo vetëm në verë

22 Maj 2023, 20:14

Kanë rinisur fluturimet nga aeroporti i Kukësit drejt Zvicrës dhe Austrisë, pas 9 muaj ndërprerje. Pasagjerët që janë kryesisht qytetarë të Kosovës shprehen se aeroporti duhet të funksionojë gjatë gjithë vitit, jo vetëm në verë.