Rishikimi i 6 i buxhetit 2021/ Shtohen pritshmëritë për të ardhurat, jepen 740 milionë lekë për zhvillimin rural për të mbështetur prodhimin

7 Dhjetor 2021, 16:34

Rikuperimi ekonomik pas goditjes që mori vendi në vitin e kaluar, ka qenë mbi pritshmëritë fillestare. Për këtë arsye qeveria në rishikimin e fundit të buxhetit, përveç se ka ndarë 3.5 miliardë lekë për të dhënë bonusin prej 5 mijë lekësh për pensionistët, ka vendosur të rrisë pritshmëritë për të ardhurat.

Nga 489.5 miliardë lekë që ishin pritshmëritë deri në aktin e fundit normativ, tanimë janë rritur me 18.2 miliardë lekë, dhe deri në fund të këtij muaj pritet të mblidhen 507.7 miliardë lekë.