Rishikohet buxheti 2022/ Rriten të ardhurat me 5 mld lekë! Mbeten të pandryshuara borxhi dhe deficiti publik! Rriten shpenzimet për rindërtimin

7 Dhjetor 2022, 19:05

Performanca e mirë ekonomike e vendit ka sjellë rritje me 5 miliardë lekë të të ardhurave në buxhetin e shtetit të vitit 2022, duke i rritur ato në nivelin 581.8 miliardë lekë për vitin 2022. Përmes një akti normativ, qeveria ka rishikuar pritshmëritë për buxhetin e vitit 2022, duke rritur të ardhurat dhe mbajtur të pandryshuar defiçitin buxhetor dhe borxhin publil.