Rishikohet buxheti/ Bonus 5 mijë lekë shtresave në nevojë! Administrata që punoi për integrimin, merr pagë të 13-të! Qeveria jep 2 mld lekë për bashkitë për të shlyer borxhet

14 Dhjetor 2023, 14:36

Të gjitha shtresat në nevojë do të marrin shpërblim për festat e fundvitit në vlerën 5 mijë lekë, ndërkohë që punonjësit e administratës që kanë punuar për procesin e integrimit do të marrin pagën e 13-të. Ministri i Financave tha se me rishikimin e fundit të buxhetit, rialokohen 20 miliardë lekë, nga të cilat përfiton edhe policia e shtetit dhe bashkitë me borxhe