Rishikohet buxheti i shtetit, shtohen me 13 mld lekë shpenzimet! Miratohet Paketa e Dytë e Rezistencës Sociale me vlerë 6.1 mld lekë

9 Gusht 2022, 15:04

Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit, duke shtuar pritshmëritë për të ardhurat. Në aktin normativ për rishikimin e buxhetit thuhet se deri në fund të vitit do të mblidhen 576 miliardë e 831 milionë lekë, nga 546 miliardë e 811 milionë lekë që ishte parashikuar në aktin e parë normativ që u miratua në mars të këtij viti. Pritshmëritë për të ardhurat janë rritur me mbi 30 miliardë lekë.