Risi në shkolla, nxënësit do mësojnë lëndët shkencore me animacione! Platforma pa pagesë me laboratorë virtuale, testime e ushtrime

13 Gusht 2023, 20:11

Vitin e ri shkollor nxënësit nga klasa e gjashtë në të nëntën do ta kenë më të thjeshtë mësimin e lëndët e shkencave të natyrës, pasi pritet që kiminë, fizikën, bilologjinë dhe matematikën t’i mësojnë brenda një ore mësimi nëpërmjet platformës Phet SIMULATIONS duke praktikuar animacione e stimulime interactive.