Risia e Maturës/ Publikohen afatet, provimet nga 1 - 19 qershor! Drejtori i QSHA: Kujdes, rivlerësohen të gjitha pyetjet! Ankimimi para 3 korrikut

28 Janar 2023, 16:56 | Përditesimi i fundit: 2023-01-28 22:09:17

Për herë të parë që nga nisja e Maturës Shtetërore, maturantët do të kenë mundësi që kërkojnë rivlerësim të testit, kur kanë dyshime mbi korrigjimin e tyre. Për Report Tv, drejtori i Qendrës së Shërbimeve Arsimore Agim Alia tha se ekziston mundësia që maturantëve t’u kthehet ankimimi në boomerang, pasi mund të marrin edhe notë më të ulët.