Rita Ora para qytetarëve në sheshin 'Skënderbej': Do shijoj çdo minutë të koncertit! Faleminderit që keni dalë nga shtëpia për të më ndjekur

6 Shtator 2022, 22:44

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ për të parë nga afër koncertin e Rita Orës, e cila tha: “Do të shijoj çdo minutë të këtij koncerti. Ju falenderoj që keni dalë nga shtëpia sonte për të më ndjekur”.

Më pas, gjatë performancës i ftonte qytetarët që të këndonin së bashku me të.