Rita Ora pranon ftesën e Veliajt, koncert madhështor në 6 shtator në sheshin “Skënderbej”

23 Korrik 2022, 12:42

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryetarit të Bashkisë së Tianës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë. Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në mbrëmjen e 6 shtatorit, për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Hyrja do të jetë falas për të gjithë