Rithemelimi çon në Kushtetuese ligjin e Komisioneve Hetimore! Çupi: Kërkuam pezullim, po privohemi nga e drejta kushtetuese

1 Mars, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2024-03-01 14:30:20

Deputetët e Rithemelimit kanë kërkuan në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për komisionet hetimore, i miratuar në dhjetor në Kuvend. Deputetja Dhurata Çupi tha se me këtë ligj mazhoranca synon të privojë opozitën nga e drejta për të kontrolluar qeverinë. Çupi tha se është kërkuar gjithashtu edhe pezullimi i ligjit deri në një vendim përfundimtar