Rivalët e parë të Berishës, Kokalari e Balliu kandidate! Salianji? Statuti i PD: Kandidati për kryetar, të jetë anëtar! Por ish-deputeti mund të lihet jashtë listave

18 Mars, 17:33 | Përditesimi: 18 Mars, 17:33

Pranvera do të vijë mes protestave dhe zgjedhjeve të brendshme në partinë Demokratike. Rivalët e parë përballë Sali Berishës në garën e 23 majit, kanë dalë por i duhet të marrin miratimin e kryesisë së PD-së për kandidimin. Në pikëpyetje mbetet garimi i Ervin Salianjit, i cili mund të lihet jashtë listave të anëtarësisë dhe të humbasë kriterin si kandidat, pasi Berisha e quajti të vetë-përjashtuar.

    I.M/Shqiptarja.com