Rojes i bie të fikët para arkivolit të Mbretëreshës Elisabeth

15 Shtator 2022, 08:37 | Përditesimi i fundit: 2022-09-15 08:38:29

Një prej rrojeve mbretëore ka humbur ndjenjat teksa ishte duke qëndruar para arkivolit të mbretëreshës Elisabeth, që prehet brenda sallës Westminster.

Pamjet, të shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë se roja me uniformë humb ndjenjat dhe përplaset në tokë. Janë dy roje të tjerë që vrapojnë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Arkivoli i monarkes u transportua në një karrocë armësh përmes Londrës, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë ishin rreshtuar në të dy krahët e rrugës dhe i bënë nderimet e tyre.

Arkivoli i Mbretëreshës tani do të pushojë nga ora 17:00 e së mërkurës, 14 shtator deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës më 19 shtator, ditën e funeralit.

Zyrtarët presin që deri në 750,000 njerëz do të shohin arkivolin e mbretëreshës së ndjerë.