'Rolandi ishte punëtor, kishte vinçin e tij, Elidoni e ndihmonte!' Fqinjët tregojnë për babë e bir, humbën jetën nga shpërthimi në Lushnje! Familja hap dyert e mortit

2 Mars, 11:00 | Përditesimi i fundit: 2024-03-02 15:50:07

Në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës familja Familja Hoxha ka hapur dyert e mortit. Do i jepet lamtumira Roland, 51 vjeç dhe Elidon Hoxhës, 23 vjeç, babë e bir që humbën jetën dje nga shpërthimi.

Fqinjtë e viktimave për Report Tv thonë se Ronald hoxha kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh.

“ Ronald Hoxha kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh E njohim për njeri punëtor dhe burrë të mirë. I biri, Elidioni e ndihmonte.”