TIRANE-Dhunimi i adoleshentit në 16 maj te Kodrat e Liqenit në kryeqytet ka marrë përmasa të tjera duke e rikthyer edhe njëherë ngjarjen dhe akuzat. Sot drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu raportoi online në komisionin e sigurisë kombëtare.
Në përgjigje të deputetit Alban Zeneli për dhunën e policit ndaj 15-vjeçarit, Veliu nxori një video ku pranon shkeljen e efektivit por deklaron se kujdesi duhet në familje, pasi nëna e të miturit promovon në facebook armët e zjarrit. "Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë" tha Veliu teksa tregon videon.
Nëna e djalit Zaida Çobo përgënjeshtroi Veliun duke deklaruar se pamjet e saj me pistoletë në dorë janë publikuar në rrjetin e saj social Facebook gjatë xhirimeve të filmit “Dashuria s’mjafton" ku ajo ka pasur një rol.