Rrajat dhunë në Krujë për guroret, banori për Report Tv: Kemi bërë 40 denoncime, shefi i komisariatit na kërcënoi të mos ankohemi se do na fusë në burg

8 Korrik 2023, 12:16 | Përditesimi i fundit: 2023-07-08 16:29:23

Një banor i Boriznaës, thotë për Report Tv se kanë bërë 40 denoncime në komisariat për dëmet që u shkaktojnë në banesa shpërthimet në gurore. Ai u shpreh se shefi i komisariatit u ka thënë që të mos ankohen e të mos bllokojnë punën në gurore pasi i fusin të gjithë më burg për 30 minuta.