Rrëfimi i Arben Ristanit për lobimin rus te PD dhe shembjet te 'Astiri'

13 Nëntor 2019, 13:52 | Përditesimi i fundit: 2019-11-13 13:52:53

TIRANE-Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i ftuar në studion e emisionit 'Repolitix' deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me kontratat e lobimit që janë firmosur me Muzin. Një gjë të tillë, u shpreh Ristani, e ka bërë vetë Lulzim Basha. Ristani akuzohet nga prokuroria për falsifikim dokumentesh, por ish-sekretari i përgjithshëm shprehet se për lobimin Basha nuk e ka pyetur as atë dhe as Kryesinë, por e ka marrë vetë si vendim në mënyrë individuale.

"Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin për lobim normal. Duhet të jetë nga fillimet e 2017 dhe është një kontratë me një pagesë prej 25 mijë dollarësh dhe pasi është depoizituar në institucionet e PD-së është bërë pagesa nga banka me faturë të rregullt dhe është bërë deklarimi.  Unë nuk kam firmosur dhe as kam qenë në dijeni të kësaj histori sepse kjo cështje nuk ka kaluar në kryesinë e PD-së është një marrëdhënie që kryetari ne emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni".