Rrëfimi i të penduarit të Elbasanit, '…qëllova berberin me armë, u strehova tek Olsi Leku…'

7 Dhjetor 2020, 22:59 | Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 23:12

Zbardhet ekskluzivisht rëfimi i Ervis Bardhit, bashkëpunëtorit të prokurorisë së Elbasanit, i cili tregon me detaje vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit në gusht 2012, njohjen me Etjen Canin, Jorgo Lekun dhe Klajdi Dokolin, miqtë e familjes Çapja që morën pjesë në vrasjen e dyfishtë.

Në këtë rrëfim ekskluziv që zbardh “Shqiptarja.com”, qartësohet roli i personave që kanë marrë pjesë në vrasje, kërcënimet që janë kryer, burgun e bërë nga Ervis Bardhi për llogari të Etien Canit dhe detaje të tjera, që sigurisht do i zbardhim në ditët në vijim, për shkak të rrëfimit të gjatë të bashkëpunëtorit të prokurorisë Ervis Bardhi.

Momentalisht Bardhi dhe Etien Cani, janë marrë të pandehur nga prokuroria dhe çështja ndaj tyre është dërguar në gjykatë për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Rrëfimi i Bardhit, solli arrestimin e 3 personave të tjerë si Etien Cani, Klajdi Dokoli dhe Jorgo Lekut, ndërsa për këtë ngjarje vijojnë ende të kryhen hetime, përsa i përket identifikimit dhe arrestimit të personave që kanë urdhëruar dhe paguar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan.

Në rëfimin që Bardhi ka dhënë në polici, ka sqaruar se është dorëzuar në muajin qershor 2019 me vullnetin e tij, pasi kishte kuptuar se policia dhe prokuroria e Elbasanit, kishin rënë në gjurmët e tij, për shkak se gjurmët e gishtave të Bardhit, ishin gjetur në targën e makinës që kishin përdorur për vrasjen e babë e bir.

Dorëzimi i Bardhit, është kryer në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka takuar drejtuesit më të lartë të hetimit të krimit dhe mandej, ka vendosur të rrëfejë gjatë të gjithë veprimtarinë kriminale të tij, por edhe se si u vu në shërbim të një prej grupeve më të forta në qytetin e Elbasanit.

Berberi i ngacmoi të dashurën Etjen Canit, "u hakmorëm dhe e qëllova me psitoletë"

b.ha./Shqiptarja.com