Saga e ngjarjeve kriminale në Elbasan/ Report Tv siguron video nga atentati i Çapjave ndaj policisë në mes të qytetit

TIRANË- Kalvari i ngjarjeve kriminale në Elbasan vijon të mbetet i pazgjidhur. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarjet e njëpasnjëshme të ndodhura në këtë qytet që kanë për autori pikërisht anëtarë të fisit Çapja. Hoxha publikoi sot në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga një video nga atentati i 8 qershorit, kur Çapjat sulmojnë policinë operacionale.Në video duket makina e blinduar me të cilën udhëtonin Çapjat duke ndjekur një makinë policie.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edhe është dënuar me dy vite burg Bledar Muça.

"Aty janë dy punonjës policie që mundohen të mbrohen. Gjëja më e çuditshme është hetimi i kësaj. Një prej personave në Benz, Bledar Muça largohet dhe njoftohet policia.Ajo merr një njoftim se ka pasur një shkëmbim zjarri dhe niset drejt vendngjarjes. Nga Benzi dalin dy persona. Ajo që është e çuditshme hetimet kanë kaluar në disa shkallë dhe akuza nga 'tentativë për vrasje' ka shkuar në ' tentativë për vetëmbrojtje'. Si mund të jenë në kushtet e vetëmbrojtjes persona të armatosur. Janë identifikuar tre persona që kanë qenë në automjet. Bledar Muça, Florenc Çapja dhe Ardian Muça. Në vendimin e Gjykatës është dënuar vetëm një person me dy vjet por gjatë fazës hetimore janë prishur prova.

Sot situata ka ndryshuar edhe në Prokurori. Kanë dalë ementë të rinj që mund të ndikojnë në hetimin e kësaj çështjeje. Kjo është betejë. Jemi në zemër të Shqipërisë. Në vend që policia të ndjekë objektivin ndodh e kundërta. Policia lokale e Elbasanit nuk e dinte që operacionalja ndodhej në Elbasan. Bledar Muça thotë se është njoftuar se një makinë na është vënë nga mbrapa dhe kemi shkuar për të parë se mos ishin të njëjtit persona që kanë tentuar të na vrasin në datë 6. Punonjësit e policisë kanë dalë dhe kanë marrë një kallashnikov dhe kanë qëlluar por mjeti i blinduar nuk ka pësuar asnjë gërvishtje. Kjo është një ngjarje që ka pasur reagim që në atë kohë. Në makinë kanë qenë Bledar Muça dhe Erion Millo por nuk dihet kush ka qenë personi i tretë", u shpreh Artan Hoxha.

Vetëm dy ditë para kësaj ngjarje te dera e drejtorisë së Elbasanit ishte bërë atentat Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua dhe u dënua autori Hasan Papa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Zbulohet itinerari i 617 kanabis që u ndalua në Brazil me logon e K.F Elbasanit

Zbardhet itinerari i 617 kg të sekuestruar në Brazil me logon e Klubit të Elbasanit. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha në studion e Repolitix se ajo nuk kishte destinacion Shqipërinë por do të shkakohej në Belgjikë.

"Dua të theksoj për rastin e drogës së kapur në Brazil. Edhe pse kishte atë logo ajo nuk do vinte në Shqipëri. Ajo vinte nga Bolivia, ishte ndalur në Brazil dhe do shkarkohej në Belgjikë. Ajo kishte një linjë tjetër dhe kishte si adresë portin e Anversës. Por të gjitha këto raste dëshmojnë për përmasat e vërteta të këtyre grupeve. Sot ata janë të vështira për t'u goditur se shtrihen në disa kontinente', u shpreh Artan Hoxha.

Ora 22:38
'Izolohet' Ervis Bardhi! Artan Hoxha: Si u ndalua bashkë me Gentian Malindin, u pagua me 200 kg kanabis për të vrarë babë e bir

 

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar se Ervis Bardhi, i dyshuari kryesor për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit të cilët e ekzekutuan në banesën e tyre më 15 gusht 2012, është transferuar nga burgu 302 në një dhomë sigurie, nën statusin e dëshmitarit të mbrojtur, pasi dëshmia e tij mund të zbardhë shumë ngjarje të tjera kriminale.

Artan Hoxha zbuloi edhe detaje nga momenti i arrestimit të Bardhit pasi kishte kryer vrasjen për të cilën ishte paguar me para por edhe me 200 kg kanabis. Ai tha se policia e ndaloi për këtë ngarkesë në një makinë ku ai ndodhej në një makinë bashkë me Gentian Malindin, i cili është në kërkim nga policia lidhur me kontenierët me drogë që vinin nga Ekuadori në Portin e Durrësit.

Hoxha tha se për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit ngjarje është i dyshuar edhe Florenc Çapja por nga provat hetimore ka rezultuar se ai nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur ndodhi ngjarja.

"Ervis Bardhi është një person i arrestuar për atentatin e 15 gushtit ku u vranë Gentian Beqiri dhe babai i tij. Gentian Beqiri është vrarë në gjumë dhe për këtë ngjarje janë arrestuar Florenc Çapja dhe një person tjetër. Ai ishte larguar drejt Maqedonisë dhe është kthyer pak pasi ka ndodhur ngjarja. Kjo bëri që ai të lirohet. Në vendngjarje është gjetur një celular që i përket Ervis Bardhit. Ai është identifikuar ai autori i Gentian Beqirit. Katër persona, dy prej të cilëve në rolin e vëzhguesit kanë kryer vrasjen. Ata kanë pritur të dalë motra me të fejuarën. Derën ia ka hapur babai Nezir Beqiri.

Ndërsa Gentian Beqiri është vrarë në gjumë. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja Florenc Çapja nuk ka qenë në Shqipëri. Dëshmitari ka treguar se kush është organizatori i ngjarjes. Ervis Bardhi është kapur dhe në momentin e kapjes, në furgon ka qenë edhe Gentian Malindi. Ka pasur informacion se ndaj Bardhit mund të bëhej atentat në burg. E kanë marrë dhe e kanë vendosur në një vend sekret. Ai ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, mbrëmjen e djeshme ai është dërguar nga burgu 302 në një dhomë sigurie", u shpreh Artan Hoxha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justice: 10/10/2019 01:03

    Sa keq me vjen per ata efektivet e FLO.

    Përgjigju
  • Kavajsi Pjella e Lushnjarit: 09/10/2019 08:32

    Ah Enver, Enver djali....ngrihu të qërrosh minjtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar