'Rrëmbeni bombat, Vorio-Epiri është Greqi!' Në hetim nëna e Kacifas pas thirrjeve anti-shqiptare

30 Tetor 2019, 17:45 | Përditesimi i fundit: 2019-10-30 17:48:19

TIRANE - Nisin hetimet për nënën e Konstandinos Kacifas pas thirrjeve anti-shqiptare që ajo bëri parra varrit të të birit, në 1-vjetorin e vdekjes. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, raporton se menjëherë pas ceremonisë së zhvilluar në varrezat e fshatit Bularat në përkujtim të Konstantinos Kacifas, më 26 tetor, sektori i Luftëss kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit i referoi materialet në Prokurorinë e Gjirokastrës, për  Vasilia Mihal Kacifa.

Vasilia Kacifa është nëna e personit që u vra pas një shkëmbimi zjarri prej 4 orësh për forcat speciale RENEA më 28 tetor 2018.

Nëna 67-vjeçare e Kacifas, banuese në fshatin Bularat, me arsim 12 klasë, me kombësi Greke, shtetësi Greke dhe Shqiptare, gjatë ceremonisë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së djalit, Kostandinos Kacifas, ka bërë thirrje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive dhe fesë. Ajo akuzohet se ka kryer veprën penale te parashikuar nga Neni 265 i Kodit Penal.