Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, në GJKKO dëgjohet dëshmia e 2 vëllezërve: Duam vëllanë tonë gjallë apo vdekur! S'e njoh Dritan Rexhepin, në sms mu prezantua si Gramoz

20 Nëntor 2024, 13:46 | Përditesimi: 20 Nëntor 2024, 20:16

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në seancën e sotme për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, dëshmuan dy vëllezërit e viktimës Ndrek Prenga dhe Anton Prenga.

Dëshmitarët u thirrën nga Prokuroria e Posaçme antikorrupsion.

Në deklaratën e tij, i pyetur nga prokurorët, Ndrek Prenga u shpreh se ka marr një mesazh nga një person me emrin Dritan Rexhepi i cili i kishte thënë se 'gjërat janë të tijat dhe s'duket të preken'. Ai tha se nuk e njeh personin. 

r.k./Shqiptarja.com