Rrëshqitja e tokës, çahet asfalti në rrugën e Llogarasë! Rrezik për aksidente, asnjë ndërhyrje nga ARRSH

27 Prill 2023, 18:08

Rruga e Llogarasë është dëmtuar në disa segmente si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Drejtuesit e automjeteve thanë se është kthyer në burim për aksidente, ndërsa kompania “Salillari” e kontraktuar për mirëmbajtje nga ARRSH-ja nuk ka kryer asnjë ndërhyrje edhe pse asfalti është çarë prej disa muajsh.