Rrëshqitjet, degradon rruga nacionale Kukës-Peshkopi! Policia Rrugore dhe kompania: ARRSH duhet të investojë

12 Nëntor 2023, 15:33

Rruga nacionale Kukës-Peshkopi prej vitesh nuk njeh asnjë investim ndaj ka degraduar. Problematika më e madhe është në Qafë Kolesjan ku ka rrëshqitje të vazhdueshme. Shqetësimit të banorëve i është bashkuar Policia Rrugore dhe firma mirëmbajtëse që kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Autoritetit Rrugor Shqiptar.