Rreth 40 banorë banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak uji i ndotur! Ndërpritet furnizimi me ujë

4 Qershor 2023, 11:56

Rreth 40 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, ndërsa Report Tv ka mësuar se sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar.