Rreth 5 milionë euro investime, Shijaku ‘thahet’ për ujë! Banorët: Nuk na del për ta blerë, shkon 2 mijë lekë në ditë

12 Gusht 2022, 17:44

Dëshmi e thatësirës në qytet është shatërvani pa ujë në sheshin e rilindur të Shijakut. Mungesa e ujit të pijshëm në çezma është shqetësimi kryesor i banorëve të qytetit dhe fshatrave përreth. Në çdo hyrje pallati dhe në çdo çati shtëpie sheh depozita e cisterna. Banorët tregojnë se uji i rrjetit vjen vetëm me orare të kufizuara, vetëm një herë në ditë në qytet, ndërsa në fshatra furnizohen një në tre ditë.