‘Rrezikojmë katastrofë nga COVID’ Meta: Të rishikohet buxheti i shtetit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë

19 Shkurt 2021, 11:37

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat kë bërë me dije se vendi është në prag të katastrofës për shkak të pandemisë së COVID.

‘Pa plan të qartë vaksinimi vendi rrezikon një katastrofë. Planet konfuze, të ndryshueshme, jo transparente për vaksinimin, nuk mund të jenë alibi për të braktisur me mjera qytetarë të infektuar dhe dhjetëra që po humbin jetën. Vetëm kriteret shëndetësore të gjendjes shëndetësore janë ato që duhet të vendosi përparësitë në vaksinimin e popullatës. Kriteret e ndarjes klasore për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. Nuk mund të lihem me mijëra mjekë pa pajisje mbrojtëse. Nuk mund të lihen qytetarët të përballen me çmimet kaq të larta të testimeve. Nuk mund të lihen qytetarët në banesë të cilët shpenzojmë shumë. Është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë.’- tha Meta.