Rrezikon mbylljen, universiteti i Korçës kërkon të bashkohet me Tiranën

25 Qershor 2023, 15:51 | Përditesimi i fundit: 2023-06-25 16:41:16

Senati Akademik i Universitetit të Korçës, ka miratuar unanimisht bashkimin me Universitetin e Tiranës. Rritja e cilësisë akademike, ulja e numrit të studentëve, dhe ulja e programeve të studimit janë disa nga arsyet që shtynë këtë senat të ndërmarrë vendimin për bashkim. Universiteti Fan S. Noli, nëse do të vendoset edhe nga senati i Universitetit të Tiranës, do të kthehet në një korpus, i cili do të mbajë të pandryshuar emrin dhe logon, gjithashtu nga bashkimi nuk do të rrezikohet pakësimin e personelit, apo mbyllja e programeve të studimit, por do të ndodhë e kundërta.