Rreziku që vjen nga tatuazhet, mjekja: Sjellin infeksione deri tek hepatitet apo HIV/AIDS! Kujdes nishanet, disa bojëra janë kangjerogjene

30 Korrik 2022, 17:43

Po aq me risk sa edhe bërja e tatuazheve, është edhe heqja e tyre.

“Por të heqësh një tatuazh nuk është kaq e lehtë siç është bërja e një tatuazhi. Shpesh herë individët i drejtohen qendrave jo të specializuara. Nga një tatuazh i thjeshtë mund të digjet lëkura dhe mund të formohen disa formacione të ngritura në lëkurë si pasoje e përdorimit të lazerave nga persona jo të certifikuara”, tha Monika Fida.

Për të shmangur infeksionet apo patologjitë që shkojnë deri në kancer të lëkurës, Fida thotë se duhet të zgjidhen qendra të certifikuara.

“Duhet të zgjidhet një qendër e certifikuar, që aplikon gjilpëra një përdorimshme. Nëse kemi vendosur të bëjmë një tatuazh, duhet të zgjedhim një qendër të certifikuar. Boja e tatuazhit mund të ketë efekt onkogjen në një hark kohor të zgjatur, pas 20-30 vitesh”, thotë Fida.

Bojërat e tatuazheve përmbajnë një sërë materialesh toksike dhe kancerogjence, e pasoja që shpesh shfaqen pas 2 apo 3 dekadash. Nga një vëzhgim në qendrat estetike del se krahas kërkesave për të bërë tatuazhe, janë rritur edhe ato për heqjen e tyre.