Rrëzohet avioni i kohës sovjetike gjatë shfaqjes ajrore në Michigan

15 Gusht 2023, 09:56

Një avion luftarak i epokës sovjetike MiG-23 është rrëzuar në një shfaqje ajrore në Michigan, duke goditur makinat e pabanuara teksa ka rënë.

Piloti vuri re se avioni po humbiste fuqinë dhe ai dhe pasagjeri ishin në gjendje të dilnin në mënyrë të sigurt vetëm pak çaste përpara se avioni të rrëzohej në një shtëllungë tymi.

Piloti ka pasur lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri ka mbetur me lëndime të lehta, thanë zyrtarët.