Rritja e çmimeve për të gjitha grupet kryesore të konsumit, nga ushqimi deri tek argëtimi, ka shtrenjtuar koston e jetësës për shqiptarët. Vetëm çmimet e frutave janë rritur me rreth 40% krahasuar me vitin 2018. Konkretisht nëse 1 kilogram dardha në qershorin e 2018 kushtonte 100 lekë, këtë vit është 140 lekë.
Sipas INSTAT vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike familjet shqiptare kanw harxhuar në 2019, 41.3% (33.952 lekë) të buxhetit të tyre mujor, ndërkohë që shpenzimet në vitin 2020 dhe 2021 janë përsëri në trend rritës për produktet e shportës ushqimore.