Rriten çmimet e produkteve të shportës në prag të festave, Report tv vëzhgim në tregjet e Durrësit, Vlorës e Korçës

20 Dhjetor 2023, 17:13 | Përditesimi i fundit: 2023-12-20 17:15:00

Festat e fundvitit i gjejnë pensionistët dhe qytetarët mes vështirësisë për të blerë ushqimet bazike të tryezës festive. Ata ankohen për rritjen abuzive të çmimeve, sidomos për fruta-perimet, ndërsa tregtarët e pasojnë fajin tek grumbulluesit e pikat e shumicës. Kjo ka sjellë dhe rënien e fuqisë blerëse. Ndjekim vëzhgim e Report TV në Durrës, Vlorë dhe Korçë.