Rriten eksportet e mallrave me 42 mld lekë në prill 2022! Zgjerohet deficiti tregtar në vend

17 Maj 2022, 18:34

Muaji prill 2022 ka shënuar një rritje të lartë të eksporteve dhe edhe importeve të mallrave. Sipas INSTAT,  eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 46,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë nëse bëhet një krahasim me muaj mars të 2022, ka pësuar një ulje me 11,9 %.