Rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë: 500 kuota për vitin akademik 2023 - 2024

5 Korrik 2023, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2023-07-05 14:00:03

Rriten kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2023 – 2024 Këtë vit akademik ku pritet të hyjë në fuqi dhe marrëveshja në formën e pr/ligjit si mbështetje për studentët është parashikuar që të jenë 500 kuota.

"Detyra jonë ëshë të garantojmë sistem shëndetësor me personel të kualifikuar. Duam të fuqizojmë sistemin shëndetësor. Do të rrisim numrin e kuotave në 500 kuota pranim” tha Manastirliu duke prezantuar dhe detajet e marrëveshjes që do të jetë në formën e pr/ligjit.

Ministrja e Shëndetësisë renditi të mirat që përfitojnë studentët nga firmosja e marrëveshjes dhe mohon që po u hiqet  atyre e drejta e përzgjedhjes.

"Studentëve nuk po u hiqet asnjë e drejtë por u garantohet punësimi dhe strehimi përmes programeve sociale të strehimit të mjekëve. Dhe nëse janë pjesë e përzgjedhjes së specializimeve të vijojnë brenda këtyre afateve në spitalet rajonale të Shqipërisë."

Edhe procesi i praktikës do të rishikohet. Marrëveshja do të ketë fuqi ligjore dhe si çdo akt ligjor do të përcaktojë dhe hapat në rastet kur zbatohet dhe pasojat nëse studentët nuk do të zbatojnë pikat e kontratës.

Marrëveshja do të diskutohet në komisione dhe më pas do të kalojë në Kuvend dhe do të firmoset nga Universiteti i Mjekësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe studenti