Rriten me 12.6% shpenzimet, arrijnë në 2,1 mld euro! Në 6 muaj u shpenzuan 10 mld lekë për rindërtimin

17 Korrik 2021, 14:41

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti shpenzimet janë rritur me 12.6% krahasuar me vitin e kaluar dhe kanë arritur në shifra rekord. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga janari në qershor të këtij viti janë shpenzuar 2.1 miliardë euro, dhe ndikim më shumë ka pasur rritja e pagave për arsimtarët  e bluzat e bardha si dhe procesi i rindërtimit.