Rriten me 30% gjobat për ndotësit e ajrit dhe mjedisit! Ministria: Synohet të ulet me 40% niveli i ndotjes në 2024

23 Shkurt, 16:29

Gjobat për bizneset që ndotin mjedisin dhe ajrin do të rriten me 30%. Ministria e Turizmit ka hedhur në konsultim publik dy projektligje për rritjen e gjobave me qëllim që të ulet ndotja në vend. Referuar drafteve gjobat për ndotësit do të fillojnë nga 690 mijë lekë deri në 2.6 milionë lekë në varësi të shkeljes. Ndërsa në ligjet aktuale gjoba maksimale është 2 milionë lekë.