Rriten me 487 mln euro të ardhurat në 9 muaj! Ministria e Financave: Shpenzimet ishin 9.6% më të larta se në 2020

14 Tetor 2021, 18:08

Të ardhurat e mbledhura për periudhën janar-shtator kanë tejkaluar planifikimin fillestar të bërë nga Ministria e Financave. Sipas të dhënave fiskale të publikuar këtë të enjte thuhet se deri në fund të shtatorit u mblodhën 367 miliardë, ose rreth 58.9 miliardë lekë më shumë se në vitin e kaluar.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 9-mujorin 2021 u realizuan në masën 183.4 miliardë lekë, 22.8 miliardë ose 14.2% më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar, si dhe 2.6 miliardë lekë, ose 1.4% më shumë se plani i 9-mujorit 2021.