Rriten me 51 mld lekë të ardhurat, arrijnë në 477 mld lekë! Ulen me 4.9 mld lekë shpenzimet për investimet publike

19 Tetor 2023, 19:23

Të ardhurat e mbledhura përgjatë nëntë muajve të këtij viti janë rritur me 51 miliardë lekë në krahasim me vjet. Ndikim pozitiv kanë dhënë thuajse të gjithë treguesit fiskal, përveç TVSH-së e cila është rënie, duke dhënë sinjale për një reduktim të konsumit. As pushteti vendor nuk e ka realizuar objektivin.