Rriten pagat e punonjësve të policisë, rroga më e ulët 57.500 lekë për gradën inspektor, më e larta 125 mijë lekë për drejtuesin madhor

12 Tetor 2022, 13:35 | Përditesimi i fundit: 2022-10-12 16:11:10

Duke nisur nga ky muaj, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të jenë më të larta. Nga vendimi i qeverisë rezulton se paga më e ulët është për gradën inspektor 57.500 lekë, ndërsa më e larta për drejtuesin madhor që shkon në 125 mijë lekë.