Rriten sipërfaqet me kanabis në Lezhë, mblidhet task-forca! Prefekti jep alarmin: Shifrat tregojnë shtim, gjithsekush të bëjë detyrën

29 Maj 2021, 08:36 | Përditesimi: 29 Maj 2021, 08:36

Lezha është kthyer në një njollë të zezë në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis. Kështu deklaroi prefekti i këtij qarku Gjok Jaku, duke folur me shqetësim në mbledhjen e task force. Ai deklaron se gjatë këtij viti është vënë re tendenca për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike.

r.k./Shqiptarja.com