Rriten temperaturat, rifillon trafiku në aksin Tiranë-Durrës! Radhë kilometrike në rrugën për Rinas

7 Qershor, 12:05

Me rritjen e temperaturave dhe vapës ka nisur edhe ‘avazi’ i vjetër. Trafik dhe bllokim qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës.

Ndërsa temperaturat janë rritur, shumë qytetarë zgjedhin që të kalojnë fundjavën në bregdet. Temperaturat maksimale sot arrijnë deri në 36 gradë celsius.