Rritet çmimi i patates në treg, 120 lekë/kg! Prodhim i pakët në fusha! Fermerët: Ngricat e pranverës dëmtuan prodhimin

24 Maj 2023, 16:14

Në treg ka hyrë patatja e re e fushave të Divjakës, por çmimi vijon të mbetet i lartë, deri në 120 lek/kg. Konsumatorët ankohen për çmimet e papërballueshme, ndërsa tregtarët dhe fermerët thanë se shkak është sasia e pakët e prodhimit.