Rritet çmimi i ujit në Lezhë, tarifat e reja për 3 bashki! Shtrenjtohet 12-50% për familjarët

27 Mars 2024, 11:38 | Përditesimi: 27 Mars 2024, 11:38

Nga data 5 prill 2024, tre bashki që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Qytetarët e Lezhës paguajnë sot 58 lekë/m3 për ujin, teksa ERRU ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3.

r.k./Shqiptarja.com