Rritet inflacioni në shtator, ndikuan artikujt shkollorë e shtrenjtimi i qirave! Shtrenjtohen më shumë ushqimet kahasuar me një vit më parë

9 Tetor 2023, 16:15

Inflacioni në muajin shtator u rrit në krahasim me gushtin, si pasojë e rifillimit të shkollave dhe shtrenjtimit të qirave. Ndërsa në krahasim me vitin e kaluar çmimet janë rritur me 4.1%, ku kontributin më të madh e ka dhënë shtrenjtimi i ushqimeve, kryesisht i zarzavateve dhe mishit.