Rritet interesi i të rinjve fierak për kurse profesionale! Zanatet më të kërkuara: hidraulik, parukeria dhe kuzhina

25 Janar 2022, 08:10

Dëshira për të marrë një profesion apo zanat të kërkuar në tregun e punës ka rritur interesin e të rinjve që ndjekin kurse trajnimi në Fier. Janë mbi 330 të rinj që aktualisht janë të regjistruar falas në një Qendër,  ku profesionet më të kërkuara janë elektricist, hidraulik, kuzhinier, parukier dhe estetikë.