Rritet kërkesa për kredi! Bizneset marrin hua për investime, qytetarët për shtëpi

20 Tetor 2023, 16:10

Kriteret e dhënies së kredisë për individët u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit, duke bërë që kërkesa për kredi të rritet. Sipas Bankës së Shqipërisë, qytetarët po marrin më shumë kredi për blerje shtëpie, ndërsa bizneset po investojnë më shumë. Ndërkohë normat e rritura të interesit po frenojnë disa sipërmarrje të marrin kredi.