Rritet me 10 lekë të tjera çmimi i naftës, arrin në 243 lekë! Benzina shkon në 223 lekë! Çmimet më të larta që prej 26 marsit

29 Prill 2022, 16:30

Një litër naftë nga sot do të shitet me 243 lekë për litër, duke shënuar nivelin e dytë më të lartë që prej ngritjes së Bordit. Por në mungesë të Transparencës së caktimit të çmimeve, institucionet duhet të shpjegojnë përse në një kohë që nafta në bursë nuk ka luhatje dhe çmimi ka rënë, në Shqipëri arrin nivele rekord.