Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet

6 Janar, 18:57

Edhe këtë vit mosha e daljes në pension rritet me dy muaj për gratë. Në 2025-ën një grua del në pension pasi të ketë mbushur moshën 61 vjeç e 10 muaj, ndërsa burrat dalin 65 vjeç. Po ashtu rriten me 4 muaj edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë. Sipas ligjit mosha e daljes në pension do të barazohet në 67 vjeç në vitin 2056, ndërsa vitet e punës do të rriten deri në 40 vjet brenda kësaj dekade.